Nuk priten mirë deklaratat e Thaçit [video]

2 Nëntor 2016 - 19:03      

Lirimin dhe kthimin në Kosovë të Nehat Thaçit të gjithë e mirëpritën, por deputetit Rexhep Selimi, nuk i ka pëlqyer që Thaçi u shpreh të jetë ndjerë krenar gjatë qëndrimit në paraburgim, raporton KTV.

Sipas Selimit, Thaçi duhet të ndihet krenar me punën kundër krimit të organizuar dhe institucioneve të Republikës së Serbisë për territorin ku është përgjegjës.

Selimi, thotë se ish-ushtarë të UÇK-së dhe ata që janë angazhuar në aktivitete patriotike, nuk duhet të kalojnë nëpër territorin e Serbisë.

Ngjashëm shprehet deputeti i LDK-së, Nuredin Ibishi, që thotë se dihet se ka fletë arreste për ish-ushtarët, por problematika që duhet të diskutohet në dialogun Kosovë-Serbi, sipas tij, është lidhur me personat për të cilët nuk ka pasur flet arreste më herët.

Derisa deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, thotë se është në pritje të përgjigjes nga Ministri Skënder Hyseni, lidhur me informatat për një listë me kosovarë të kërkuar në Serbi.
Nehat Thaçi, drejtori rajonal i Policisë së Kosovës për Mitrovicë, u arrestua në fund të shtatorit si i dyshuar se kishte shtyrë të largoheshin një familje serbe nga shtëpia e tyre.


Nuk priten mirë të gjitha deklaratat e Thaçit by kohanet

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...