BIK i kërkon MMPH-së t’i lejojë ndërtimin e xhamisë në lagjen Kalabria të kryeqytetit

2 Nëntor 2016 - 16:09      

Prishtinë 2 nëntor - Sot në hapësirat e Ministrisë Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë, u.d i ministrit z.Ferat Shala, priti sot anëtarët e Këshillit të Bashkësisë Islame në përbërje të z.Hetem Sopi, z.Idriz Gjigoli dhe z.Behar Ternava.

Me këtë rast, mysafirët para ushtruesit të detyrës së ministrit z.Shala, hapen temën e vendimit të Gjykatës Themelore lidhur ndërtimin e Xhamisë në lagjen “ Kalabria”. Kjo temë është e hapur që nga viti 2013, kur Komuna e Prishtinës lëshon leje për ndërtimin e Xhamisë në lagjen Kalabria.

Por, pas ankesës së banorëve të kësaj lagje, MMPH pezulloi aktvendimin e komunës me arsyetimin e mungesës së Planit të detajuar Rregullues për atë lagje. Pas ankesës së BIK-ut, Gjykata themelore në Prishtinë lëshoi vendimin e rikthimit të çështjes në rishqyrtim-rivendosje në MMPH. Me këtë rast u.d i ministrit z.Shala theksoi se MMPH do të respektojë çdo vendim të gjykatës.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...