Foto: Ilustrim

Narkomanë të Kosovës, pjesëtarë të ISIS-it

2 Nëntor 2016 - 15:01      

Narkomania në Kosovë po bëhet dukuri gjithnjë e më shqetësuese. Sipas drejtuesve të qendrave që merren me trajtimin e përdoruesve të drogave, më së tepërmi shqetëson fakti se është shtuar numri i të miturve që po përdorin substanca narkotike.

Por, përdorues të drogave nga Kosova janë edhe pjesëtarë të organizatës terroriste ISIS. Këtë e ka për Radio Kosovën, Safet Blakaj drejtor i Qendrës Mediko-Psikoterapike “Labyrinth”, e cila merret me parandalimin e abuzimit të drogave.

“Janë disa prej klientëve tanë të cilët kanë qenë ose janë në luftërat në Siri, pra janë pjesëtarë të organizatës terroriste ISIS. Disa nga ta kanë tentuar të shkojnë, disa të tjerë kanë mbërri atje dhe ne i kemi në regjistrin tonë. Natyrisht, është një numër i vogël por sido që të jetë janë pjesëmarrës në këto luftëra”, tha ai.

Përdoruesit e drogave në Kosovë janë të moshave të ndryshme. Njëri prej tyre, në kushte anonimiteti, rrëfehet për Radio Kosovën se si filloi me përdorim të marihuanës dhe përfundoi në heroinë.

“Kur i kam pas 15 vjet kam filluar me pi marihuanë. Në moshën 18 vjeçare, një shok i imi, përdorues i heroinës më nxiti që të përdor heroinën dhe për tri vjet e kam përdorur vazhdimisht drogën heroinë”, tha ai.

Safet Blakaj thotë se përdorues të drogave janë të njohur për mobilitet që nënkupton lëvizje brenda dhe jashtë vendit.

Në bazë të evidencave që ka Qendra Mediko-Psikoterapike “Labyrinth” janë një numër i përdoruesve të drogave që kanë emigruar së fundi në shtetet e perëndimit, por që as atje nuk kanë zënë vend.

“Kur ishte vala e migrimit para dy vjetësh, kur qytetarët iknin nga Kosova për në shtetet e perëndimit, prej regjistrit tonë, kanë qenë 54 përdorues të drogave, disa me familje e disa pa familje që kanë emigruar jashtë vendit”, deklaroi Blakaj.

Kohëve të fundit Policia e Kosovës ka arritur të sekuestrojë sasi të mëdha të lëndëve narkotike. Sipas statistikave të Policisë, deri në fund të nëntorit janë konfiskuar rreth 700 kg marihuanë dhe janë arrestuar rreth 700 persona. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...