AKK dhe SHBA vazhdojnë bashkëpunimin

2 Nëntor 2016 - 14:59      

Drejtori i Agjencisë kundër Korrupsionit, Shaip Havolli priti në një takim njoftues zyrtarët e lartë nga Ambasada Amerikane në Prishtinë, Scott Lang, zyrtar politik, Mary Glantz, zëvendëse politike/ekonomike si dhe zyrtarët e ICITAP-it, Ron Fisher, menaxheri i Programit dhe Xhevat Kraja.

Zyrtarët amerikanë në Kosovë, duke i uruar detyrën e re Havollit, i shprehën gatishmërinë e institucioneve të tyre për vazhdimin e bashkëpunimit të mirë me AKK-në dhe i dhanë mbështetje në realizimin e objektivave dhe misionit të saj.

Drejtori i AKK-së, Shaip Havolli theksoi rëndësinë e avancimit të bashkëpunimit me mekanizmat amerikanë në Kosovë, ndërkaq siguroi ata se Agjencia do vazhdojë përkushtimin e saj për luftimin dhe parandalimin e korrupsionit në Kosovë. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...