2 Nëntor 2016 - 14:42
Ministrja theksoi se çmon dhe vlerëson miqësinë ndërmjet Austrisë dhe Kosovës si vlerë të veçantë, duke e përshkruar si miqësi e ndërtuar gjatë por edhe e fuqizuar sot me të rinjtë tanë, që janë mbi 2.500 studentë në universitetet austriake.
“Miqësia e Austrisë me vendin tonë është me vlerë të veçantë, këtë do ta çmojmë dhe kultivojmë, ngase rruga jonë, vlerat tona të përbashkëta si dhe synimet tona euro-integruese janë fuqia e kësaj lidhjeje”, theksoi ministrja.
Shoqata e Miqësisë Austri-Kosovë, me anëtarët me reputacion global si Busek, Lunaçek, dhe anëtarët tjerë të shoqatës, janë dëshmi e miqësisë tonë të qëndrueshme dhe përkrahës të çështjeve që lidhen ngushtë edhe me zhvillimin ekonomik, shëndetësinë, arsimin, bashkëpunimi në procesin euro-integrues dhe lëmin e sundimit të ligjit, potencoi ministrja Hoxha.
Lukas Mandl theksoi se ndjehet i lumtur për bashkëpunimin e ofruar deri tash nga Austria në fazat e ndjeshme të zhvillimit të Kosovës. Ai theksoi se ndjehet po ashtu i nderuar që ka mundësinë për ta avancuar dhe thelluar miqësinë me Kosovën. Austria i jep mbështetje të fuqishme agjendës euro-integruese të Kosovës me besimin se kjo do të realizohet shpejt, theksoi Lukas Mandel, kryetari i Shoqatës së “Miqësisë Austri-Kosovë”.
Ishte pajtim i përbashkët se marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe Austrisë në fushën e drejtësisë duhet të shënojnë zhvillime të reja, sepse këto të deritashmet bazohen mbi marrëveshjet e suksedimit, prandaj duhet vendosur marrëdhënie bilaterale dhe frymën e re të bashkëpunimit dhe mirëkuptimit në kuadër të bashkëpunimit juridik ndërkombëtar.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...