Reforma e Administratës Publike, një nga kriteret e BE-së

2 Nëntor 2016 - 11:15      

Është mbajtur takimi i Këshillit të Ministrave për Reformën e Administratës Publike.

Ministri i Administratës Publike (AP), njëherësh edhe kryesues i Këshillit, Mahir Yagcilar, theksoi se reforma e AP është edhe një prej kritereve të Bashkimit Evropian për proceset e integrimeve evropiane.

Yagcilar tha se aktualisht janë në proces të hartimit të Strategjisë për Planifikim dhe Koordinim të Politikave, transmeton KP.

Ai theksoi se ndër ligjet me prioritet të këtij Këshilli janë Ligji për Shërbyesit Civil, Ligji për Pagat dhe Ligji për Administratë Publike.

Të gjitha këto ligje sipas tij, mundësojnë përfitimin financiar të Kosovës nga Komisioni Evropian.

Ndërsa, zëvendësministri i Financave, Agim Krasniqi, foli për hapat e ardhshëm për zbatimin e Strategjisë për Reformë të menaxhimit të financave publike 2016-2020. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...