Veseli në Hungari, kërkon ndihmë për anëtarësim në organizata ndërkombëtare

2 Nëntor 2016 - 11:11      

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka udhëtuar për në Hungari në vizitë zyrtare, me ftesë të homologut të tij, Laszlo Kover.

Gjatë qëndrimit në Budapest, Veseli do të takojë edhe ministrin e Punëve të Jashtme dhe të Tregtisë, si dhe zyrtarë të tjerë qeveritarë.

Në këto takime, kryeparlamentari do të diskutojë për bashkëpunimin bilateral mes Parlamentit të Kosovës dhe atij të Hungarisë, për mundësinë e investimeve hungareze në Kosovë dhe të financimit të disa projekteve të mëdha infrastrukturore në Kosovë.

Temë tjetër e diskutimeve do të jenë edhe integrimet evropiane të Kosovës dhe mbështetja që shteti hungarez i jep Kosovës në anëtarësimin e vendit në organizata ndërkombëtare. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...