Paralajmërohet urdhër-arrest nëse të akuzuarit mungojnë në seancën e radhës

2 Nëntor 2016 - 09:27      

Kryetari i trupit gjykues i udhëzon palët se nëse mungojnë në seancën tjetër atëherë do të veprohet bazuar në nenin 307, paragrafi i KPPRK-së. Pra urdhëresë për arrest. Dërgim në paraburgim e pastaj prej aty me i sjell në gjykatë, raporton KTV.

Seanca gjyqësore për rastin e hedhjes së gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës është shtyrë për shkak të mungesës së deputetit Albin Kurti.

Kryetari i trupit gjykues Beqir Kalludra ka thënë se për shkak të mungesës së Kurtit është marrë vendim që të shtyjë seancën sepse nuk i ka plotësuar kushtet që të mbahet.

Dëshmitarë do të duhej të ishin sot Blerta Deliu Kodra dhe Flora Brovina, gjithashtu në cilësinë e të dëmtuarave, por ato nuk janë të pranishme në Gjykatë.

Në seancë kanë qenë të pranishëm deputetë Faton Topalli, Donika Kadaj-Bujupi dhe Albulena Haxhiu.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...