1 Nëntor 2016 - 23:48
Me dorëheqjen e Demakut nga posti i kryetarit të Komunës, Drenori ka thënë se është ndalur jeta politike në Drenas
“Ikja e kryetarit nuk është e mirë sepse ka lënë prapa një numër problemesh. Kemi qenë në rrjedhën e punëve dhe tani jemi në një situatë të jashtëzakonshme. Është ndalur jeta politike në kuvendin komunal dhe në përgjithësi në Drenas”, ka thënë Drenori.
Drenori ka folur edhe për qeverisjen e Demakut në Drenas, për të cilën ka thënë se ka pasur shumë probleme, duke përmendur problemet në arsim.
“Është vjedhur para për letrat e tualetit nëpër shkolla. Është vjedhur edhe në anti-friz të shkollave. Janë këto raste që e kanë dëmtuar buxhetin e komunës në arsim”, ka thënë veç të tjerash Drenori.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...