Syla, Selimi e Maloku - dëshmitarë të prokurorisë në gjykimin kundër Limajt

2 Nëntor 2016 - 07:00      

Hajriz Hoxha nuk e kishte lënë vetëm vëllanë Ramiz Hoxha, kur kishte hipur në veturën e personave të maskuar, më 2 tetor të vitit 1998, në fshatin Bellanicë të Malishevës, shkruan sot Koha Ditore.

Bashkë me ta në veturën e tipit “Golf 2”, me ngjyrë krem dhe pa targa kishte shkuar edhe kushëriri i tyre, Ejup Hoxha. Të tretë kishin hipur në veturë me bindjen se po shkonin në shtëpi të Ramizit për të biseduar me katër burrat me maska të zeza, me uniformë të zezë e të armatosur, të cilët kërkonin t`ua dorëzonin imamin e fshatit, Imer Hoxha.

Njëri prej personave me maska kishte qenë në veturë bashkë me ta, e tre të tjerë kishin ardhur pas veturës këmbë. Shtëpia e Ramizit ishte 200-300 metra larg xhamisë prej nga ishin nisur me veturë.

Hajrizi është një prej 13 dëshmitarëve të prokurorisë në gjykimin kundër Fatmir Limajt, i cili po akuzohet për krime lufte ndaj popullsisë civile. Më konkretisht ai akuzohet për mosmarrjen e masave të nevojshme për parandalimin e vrasjes së Ramiz Hoxhës dhe të Selman Binishit më 2 tetor të vitit 1998, si dhe për mosraportim të tyre.
(Shkrimin e plotë të vazhdimit të dytë rreth aktakuzës së Fatmir Limajt, lexojeni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.  

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...