Kush po përfiton më shumë nga dialogu në Bruksel?

1 Nëntor 2016 - 21:38      

Dialogu Kosovë – Serbi duhet të rikonfigurohet. Marrëveshjet e arritura deri tani në Bruksel nuk po implementohen dhe si të tilla nuk mund të vlerësohet si një dialog i suksesshëm mes dy palëve.

Kështu u shpreh Donika Emini nga QKSS në Rubikon të KTV-së duke theksuar se ndonëse deri tash nuk është prodhuar rezultat atëherë rikonfigurimi është i domosdoshëm.

“Duhet të ketë rikonfigurim të dialogut. Deri tash dialogu nuk ka prodhuar asnjë rezultat i cili është pritur si nga qeveria ashtu edhe nga qytetarët. Ekziston një perceptim që Kosova po përfiton shumë më pak nga dialogu. Serbia ka një tendencë që secilën çështje me Kosovën ta dërgoj në Bruksel pasi atje kanë një vend, një pozicion më të fuqishëm”, ka thënë Emini.

“Duhet me pas reciprocitet në secilin aspekt duhet që Kosova të ketë pozicion më të fuqishëm. Në dialog në Bruksel në dialog duhet me pas reciprocitet. Kosova duhet me dit se çfarë do të nxjerr nga dialogu”, shtoi tutje ajo. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...