“Duhet ndërprerë dialogun me Serbinë”

1 Nëntor 2016 - 21:34      

Deputeti i LVV-së, Driton Çaushi vlerësoi se dialogut Kosovë – Serbi i duhet një reciprocitet, e që sipas tij për këtë duhet vullnet i institucioneve të Kosovës.

Ai në Rubikon të KTV-së theksoi se reciprociteti është ajo çfarë i duhet këtij dialogu mirëpo si i tillë nuk është i mundur me Serbinë aktuale.

“Ne kishim një diskutim në Kuvendin e Kosovës lidhur me arrestimin e Nehat Thaçit dhe aty u propozua një rezolutë nga deputeti Gëzim Kelmendi. Ne propozuam një rezolute e cila ne mendojmë se përfshinte kushtet kryesore për zgjidhjen e kësaj situatë. Ne nuk mund të pretendojmë se me Serbinë aktuale mund të kemi reciprocitet, deri sa nuk ekziston një vullnet i institucioneve të Kosovës atëherë nuk mund të ketë reciprocitet”, ka thënë Çaushi.

“Cili është roli i Kuvendit nëse këto raste po vazhdojnë të përsëriten? Do të nxjerrim nga një rezolutë për secilin rast dhe të vetëkënaqemi me këtë”, shtoi tutje Caushi.

Sipas tij, dialogu me Serbinë duhet të ndërpritet dhe këtë ai tha që e kanë kërkuar edhe në Kuvend.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...