1 Nëntor 2016 - 21:06
Ajo ka thënë se Kosova duhet të kërkoj anëtarësimin në Interpol sa më shpejtë në mënyrë që të kenë qasje në listat të cilat riaktivizohen nga Serbia.
“Kjo duhet me qenë thirrje e qartë për qeverinë e Kosovës që të marrë masa të menjëhershme. Ata duhet të kenë qasje në listat që riaktivizohen nga Serbia, Kosova duhet të fillojë lobimin dhe të marrë anëtarsimin në Interpol, pra kjo barrierë hiqet për Kosovën dhe çka duhet Kosova të ketë është një menaxhim më të mirë të brendshëm, dihet shumë mirë që në këtë rast MPB është veçse instrument i MPJ pasi është ministria e Jashtme ajo që duhet të filloj lotimin”, ka thënë Emini.
Për deklaratën e MPJ-së, Emini theksoi se nëse nuk shfrytëzohet e vetmja marrëveshja e cila është cilësuar si sukses nga i gjithë procesi i dialogut.
“Për sa vite dialog vetëm marrëveshja për lëvizje të lirë ka qenë marrëveshja që është përmend si sukses. Nëse nuk e shfrytëzojmë edhe këtë atëherë çfarë ka prodhuar ky dialog?”, shtoi tutje Emini.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...