1 Nëntor 2016 - 19:20
Në një interpelancë në mes të senatorëve të rinj dhe ministrit të Shëndetësisë, Imet Rrahmani, ky i fundit pranoi se MSH-ja këtë vit ndau specializimet, bazuar në nevojat individuale dhe jo në nevojat e institucioneve.
Kur u pyet për ikjen e profesionistëve shëndetësorë jashtë vendit, Rrahmani tha se është dukuri, të cilën ai nuk mund ta ndalojë.
Sa i përket interesimit për mungesën e barnave, ministri e pranoi se asnjëherë deri tash nuk është arritur që të përmbushet lista esenciale.
Në këtë interpelancë pati pyetje, të cilat ishin sfiduese për kreun e shëndetësisë. Rrahmani gjithashtu theksoi se gjatë punësimeve të fundit të mjekëve të papunë, ministria ka vërejtur se shumica e tyre kishin nga një vend pune nëpër institucionet private, gjë që sipas ministrit, edhe ky duhet të konsiderohet një vend pune.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...