Sa do të zgjasë shndërrimi i FSK-së në Ushtri [video]

1 Nëntor 2016 - 19:16      

Dhjetë vjet, që nga momenti i miratimit të ligjit, do të zgjasë procesi i transformimit të plotë të Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri, raporton KTV.

Kështu ka thënë ministri i FSK-së, Haki Demolli, në raportimin e tij para anëtarëve të Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme.
Ndërsa, ka përsëritur se ata kanë dërguar ligjin në Qeveri para më shumë se një viti, por për shkak të mosfutjes në rend dite në Kuvendin e Kosovës, ai u është kthyer prapa.

Deputeti i Nismës, Zafir Berisha, pati pyetje konkrete nëse Lista Serbe ka pasur kërkesa të veçanta kundër Kushtetutës së Kosovës, si kusht për ta votuar FAK-un.

Por Demolli tha se Lista nuk ka pasur kërkesa të jashtëligjshme. Sipas tij deputetët serbë kanë pasur 4 kërkesa.
Deputeti i AAK-së Pal Lekaj tha se Kuvendi ka dështuar ta procedojë për votim dhe ta votojë Ligjin për FAK-un, derisa u interesua nëse buxheti i paraparë për këtë Forcë është i mjaftueshëm.

Ndërsa, ministri ia konfirmoi se buxheti është i mjaftueshëm. Demolli shtoi se “ushtria do të jetë jovoluminoze, por bashkëkohore dhe do të jetë sipas kritereve të NATO-s, nuk do të paraqesë asnjë shqetësim në regjion.

Do të respektojë elementin gjinor dhe do të jetë multietnike”. Ai po ashtu njoftoi se gjatë kësaj periudhe do të dyfishohet numri i pjesëtarëve të saj aktiv, nga 2500 në 5000, si dhe kafërfishohet numri i rezervistëve, nga 800 në 3000.


 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...