Pse ministrat nuk rrinë në seancat parlamentare [video]

1 Nëntor 2016 - 19:15      

Ekzekutivi vazhdon të mos jetë në Kuvendin e Kosovës që t’u përgjigjet pyetjeve të deputetëve, megjithëse e ka obligim që ta bëjnë një gjë të tillë, raporton KTV.

Në seancën e së premtes, vetëm tre ministra ishin të pranishëm në sallë plenare e pak pyetje arritën të merrnin përgjigje.
Sipas platformës “Vota ime” të KDI-së, nga 136 pyetje të deputetëve, vetëm 74 prej tyre kanë marrë përgjigje.

Por, kjo tashmë është bërë praktikë e qeverisë, ndonëse e kanë obligim t’u përgjigjen pyetjeve të deputetëve.Ata që e mbikëqyrin punën e legjislativit, kritika nuk kanë vetëm për qeverinë, por edhe për vetë deputetët që thonë se më me zell diskutojnë për çështje politike sesa për atë që janë thirrur ta bëjnë.

Ndërkohë, Driton Selmanaj nga Demokracia Plus thotë se Kuvendi i Kosovës është përplot me deputetë që postin e shohin veç si privilegj e jo si obligim ndaj atyre që ua dhanë votën.
Kryesia e Kuvendit ende nuk ka thirrur takim për këtë javë, ndërsa nuk dihet nëse deri në fund të javës do të ketë seancë plenare.


 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...