Buxheti nuk përmbush kërkesat dhe obligimet e KP-së dhe të PSH-së [video]

1 Nëntor 2016 - 19:12      

Buxheti i vitit që po lëmë pas nuk kishte përmbushur kërkesat dhe obligimet e Këshillit Prokurorial dhe Prokurorit të Shtetit, e tregim i ngjashëm do të jetë edhe vitin e ardhshëm, raporton KTV.

Qeverisë, nga KPK-ja në vazhdimësi i kanë shkuar kërkesa për mjete shtesë, por qeveria përgjigjej me 1/10 e shumës së kërkuar ose fare.

Për vitin e ardhshëm, Këshilli ka kërkuar rritje të numrit të personelit, kërkesë që nuk është plotësuar, afër 3 milionë më shumë për paga dhe mëditje, ndërsa kanë marrë afër gjysmë milioni, si dhe në kategorinë për mallra dhe shërbime, nga afër 1 milion e gjysmë që janë kërkuar, qeveria ka ndarë vetëm 86 mijë më shumë.

Rritjen e buxhetit, njohës të fushës e shohin si të rëndësishme për rritjen e resurseve humane, për lehtësimin e punës së prokurorëve, zvogëlimin e numrit të lëndëve dhe specializime të fushave të caktuara.

Këshilli Prokurorial për vitin e ardhshëm do të ketë në dispozicion 9 milionë e 483 mijë euro.
Një prej projekteve kapitale të parapara për të nisur në vitin e ardhshëm është ndërtimi i objektit të Prokurorisë në Mitrovicë, për çka janë ndarë 50 mijë euro, derisa shuma totale e projektit arrin në 400 mijë euro.


 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...