Presidentit Nishani i jepet Titulli “Nder i Qarkut të Shkodrës”

1 Nëntor 2016 - 19:01      

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani sot mori pjesë në ceremoninë e organizuar nga Këshilli i Qarkut të Shkodrës, ku e pranishme ishte kryebashkiakia Voltana Ademi dhe zyrtarë të tjerë të institucioneve vendore dhe përfaqësues të bashkësive fetare.

Kryetarja e Qarkut, zonja Greta Bardeli i dorëzoi Titullin “Nder i Qarkut” me motivacionin “Për vlerat e larta qytetare që mbart, për kontributin e jashtëzakonshëm në unitetin, progresin dhe paqen sociale të Qarkut Shkodër si dhe në evidentimin, vlerësimin e mbrojtjen e përpjekjeve të bijve e bijave të Shkodrës në aspiratat e tyre për liri, demokraci dhe dinjitet njerëzor.”

Nishani pasi u shpreh se ky vlerësim dhe nderim i veçantë i bëhej në radhë të parë institucionit të Presidentit të Republikës e më pas atij vetë. “Ndihem shumë i privilegjuar, jo vetëm për faktin që marr një vlerësim të tillë, një nderim të tillë, por mbi të gjitha se po e marr pikërisht nga qytetaria e Qarkut të Shkodrës”.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...