Konsultime Thaçi – Daka për zgjedhjet në Drenas

1 Nëntor 2016 - 17:39      

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pas pranimit të njoftimit nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal për përfundimin e mandatit të Kryetarit të Drenasit, ka filluar konsultimet për caktimin e datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të kësaj komune, njofton kumtesa presidenciale, transmeton Koha.net.

Ai sot ka pritur Kryetaren e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, kurse ditëve të ardhshme do t’i ftojë për konsultime edhe përfaqësuesit e subjekteve politike.

Në këtë takim, Thaçi dhe Daka kanë biseduar gjithashtu edhe për fillimin e reformave zgjedhore.

“Data e zgjedhjeve do të caktohet në përputhje me afatet ligjore dhe pas konsultimit me përfaqësuesit e subjekteve politike”, ka thënë Thaçi.

Ndërsa, Valdete Daka, ka thënë se pas shpalljes së zgjedhjeve nga presidenti, brenda afatit ligjor edhe KQZ-ja është e gatshme që teknikisht t’i organizojë zgjedhjet për kryetar në Drenas.

“Në pajtim me kompetencat e mia kushtetuese dhe ligjore, këto ditë do t’i ftoj për konsultime edhe subjektet politike”, ka treguar Thaçi.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale për kryetar të komunës së Drenasit duhet të mbahen jo më herët se tridhjetë (30) ditë dhe jo më vonë se dyzetepesë (45) ditë pas dorëheqjes së kryetarit të deritashëm të Drenasit.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...