1 Nëntor 2016 - 17:06
Murtezaj i uroi punë të mbarë ambasadorit Chabert në misionin e ri në Kosovë, duke e falënderuar për kontributin e vazhdueshëm të Francës në shtetndërtimin e Kosovës dhe duke e njohur mysafirin me progresin e arritur në Kosovë.
Duke vlerësuar lart marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve, zëvendësministri Murtezaj theksoi vullnetin e shtetit të Kosovës për rritjen e mëtutjeshme të shkëmbimeve me Francën dhe shprehu gatishmërinë për bashkëpunim të rregullt me ambasadorin francez në vendin tonë.
Ambasadori Chabert, nga ana e tij, falënderoi zëvendësministrin Murtezaj për mikpritjen dhe siguroi që Franca do vazhdojë ta mbështesë Kosovën në rrugën e saj drejt integrimeve evropiane.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...