1 Nëntor 2016 - 17:04
Gjatë takimit, Mustafa foli për problemet që po hasen në disa prej kompanive publike rreth afarizmit të tyre, për performancën dhe për aspektet tjera që lidhen me menaxhimin e ndërmarrjeve.
Ai shprehu brengosjen se një pjesë e kompanive publike po punojnë me humbje, si dhe për disa aspekte të menaxhimit financiar të ndërmarrjeve, duke theksuar mundësinë e ridefinimit të politikave të tyre.
“Duhet të vlerësojmë performancën e bordeve dhe të menaxhmentit të kompanive publike sepse nuk mund të lejojmë që të kemi kompani publike të cilat janë barrë e vazhdueshme e Buxhetit. Unë nuk mund të hyj tash dhe të shpalos problemet tek ambientet e të bërit biznes të kompanive publike ose efiçiencën e menaxhimit të kompanive publike, shpenzimet karakteristike të tyre. Por, është shumë e diskutueshme që ne të kemi kompani publike, të cilat punojnë me humbje, ndërkaq të kemi paga në kompani publike që janë dy apo tri herë më të mëdha sesa pagat e shërbyesve civil ose të Qeverisë ose të Parlamentit dhe pastaj të kërkohet prej Qeverisë që të mbulohen shpenzimet ose humbjet e këtyre kompanive publike, që flet se ne në pikëpamje të menaxhimit nuk jemi në një rrafsh të drejtë”, tha ndër ai.
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, duke folur për pasqyrën e përgjithshme të ndërmarrjeve publike, theksoi problemet e disa prej ndërmarrjeve publike në aspektin financiar, qasjen në menaxhimin dhe qeverisjen e tyre si dhe sfidat që janë rezultat i faktorëve të jashtëm, e të tjera.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...