KPK për rastin Limaj, do të mbrohemi nga propagandat politike

1 Nëntor 2016 - 16:51      

Këshilli Prokurorial i Kosovës ka reaguar ndaj deklaratave politike pas ngritjes së aktakuzës ndaj Fatmir Limajt, duke thënë se sulmet dhe propaganda politike kundër prokurores së rastit, do të konsiderohen si sulme ndaj sistemit prokurorial dhe KPK do të reagoj në mbrojtjen e tyre.

KPK nëpërmjet një komunikate thotë se po i përcjell me vëmendje reagimet dhe komentet politike, pas ngritjes së aktakuzës kundër Fatmir Limajt, për krime lufte.

“Lidhur me këtë, Këshilli Prokurorial i Kosovës ka gjetur të arsyeshme që të informoj publikun që këto reagime janë të papranueshme dhe jashtëzakonisht të dëmshme për sundimin e ligjit në vend, në kohën kur prokurorë vendorë kanë marrë mbi vete kompetenca të plota për t’i trajtuar krimet e luftës. Duam të theksojmë se aktakuza në këtë rast, si edhe në çdo rast tjetër, nuk është veprim privat i prokurorit të rastit, por rezultat i vlerësimit profesional të prokurorëve në bazë të kompetencave dhe autorizimeve të tyre ligjore.

KPK konsideron se sulmet dhe propagandat politike kundër prokurores së rastit Limaj dhe sulme të tilla të ngjashëm ndaj prokurorëve tjerë nuk paraqesin vetëm ndërhyrje në parimin fundamental të pavarësisë së sistemit prokurorial por njëkohësisht edhe shkelje ligjore. Andaj, sulme të tilla do të konsiderohen sulme ndaj sistemit prokurorial dhe KPK do të reagoj në mbrojtjen e tyre”, thuhet në reagimin e KPK-së.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...