1 Nëntor 2016 - 16:47
Të pranishëm në hapjen e kësaj ekspozite, ishin dhe studentët e Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini” dhe nxënësit e gjimnazit të Prizrenit, të cilët bartnin dhe pajisjet e punëtorëve të Trepçës, si uniformat dhe helmetat. Por vonesa prej dhjetë minutave e kryeparlamentarit Kadri Veseli, bëri që nxënësit e gjimnazit të Prizrenit të largohen dhe holli të zbrazet vetëm pak minuta para arritjes së Veselit.
Por me insistimin e zyrtarëve të Kuvendit, një pjesë e nxënësve u kthyen në holl, pas arritjes së Veselit.
Kadri Veseli i cili bëri hapjen e kësaj ekspozite tha se ndihen krenar, pasi që gjiganti ekonomik i Kosovës “Trepça”, tanimë e ka rrugëtimin e saj të sigurt dhe se pasuria e nëntokës së Kosovës, nuk do të mbetet më në zgafella.
Veseli , transmeton kp, po ashtu tha se mesazhi i kësaj ekspozite, është se Kosova është e pasur, do të zhvillohet fuqishëm ekonomikisht dhe se njerëzit në këtë vend nuk do të jenë të varfër.
Kryeparlamentari, pas hapjes së ekspozitës i ftoi nxënësit dhe studentët e pranishëm, që të flasin për Trepçën. Pas insistimit të, ata thanë disa fjalë.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...