Japonia ndihmon përmirësimin e ambientit në Kosovë

1 Nëntor 2016 - 16:24      

Ushtruesi i detyrës së Ministrit në Ministrinë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Ferat Shala ka zhvilluar sot takim me përfaqësuesit e Agjencisë Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA).

Përfaqësuesit e JICA njoftuan për miratimin e kërkesës së MMPH për realizimin e projektit “Zhvillimi i Kapaciteteve për Kontrollin e Ajrit”.

Në takim u a prezantuan të gjitha komponentët e projektit me të cilin Kosova do krijojë sistemin për menaxhimin e cilësisë së ajrit. Projekti në tërësi arrin vlerën e 4 milion dollarëve dhe do të filloj të zbatohet në Korrik të vitit 2017.
Në takim u vlerësua lartë ndihma e Qeverise Japoneze për Kosovën.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...