1 Nëntor 2016 - 16:00
Prishtinë, 1 nëntor - Drejtoria Kundër Terrorizmit, në kuadër të objektivave për ngritje dhe fuqizim të kapaciteteve në parandalimin dhe luftimin e terrorizmit dje, më 31 tetor, nga Programi Ndërkombëtar i Asistencës për Trajnime në Hetimet Penale (ICITAP) dhe Byroja Ndërkombëtare kundër Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit (INL), Depratamenti i Shtetit të SHBA ka pranuar një donacion me rëndësi të veçantë me vlerë rreth 45 mijë dollarë në pajisje teknike të teknologjisë së fundit dhe të sofistikuara, transmeton Koha.net.
Këto pajisje do të ndihmojnë zyrtarët e Drejtorisë Kundër Terrorizmit në kryerjen e detyrave dhe arritjen e objektivave në fushën e parandalimit dhe luftimit të terrorizmit si dhe hetimit sa më efikas të rasteve të terrorizmit.
Policia e Kosovës, Drejtoria Kundër Terrorizmit, falënderon edhe një herë ICITAP dhe institucionet e shtetit të SHBA-ve për përkrahjen që ofrojnë në vazhdimësi për Policinë e Kosovës, për Drejtorinë Kundër Terrorizmit, si në ofrimin e trajnimeve të specializuara, ashtu edhe ndihmën në pajisje të teknologjisë së fundit.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...