1 Nëntor 2016 - 15:35
Pasi i uroi detyrën e re ambasadorit norvegjez në Republikën e Kosovës, Sjaastad, ministrja Bajrami i premtoi atij bashkëpunim të ngushtë me Qeverinë e Kosovës, duke e quajtur shtet mik Norvegjinë, transmeton Koha.net.
Ministrja Bajrami i shpjegoi ambasadorit Sjaastad punën që po bën Ministria e Tregtisë dhe Industrisë dhe Qeveria e Kosovës në përmirësimin e mjedisit afarist dhe zhvillimin ekonomik të vendit. Ajo tha se po punohet intensivisht në ecjen përpara me reformat ekonomike që kanë për qëllim fuqizimin e sektorit privat dhe tërheqjen e investimeve.
Ambasadori Sjaastad u zotua se do të angazhohet në kultivimin dhe forcimin e miqësisë në mes Norvegjisë dhe Republikës së Kosovës, duke shtuar se Norvegjia është e gatshme të vazhdojë mbështetjen e intensifikimit të bashkëpunimit ekonomik në mes të dy vendeve.

Ministrja Hykmete Bajrami priti sot edhe ambasadorin e Suedisë në vendin tonë, Henrik Nilsson.
Ajo, siç thuhet në njoftimin për medie nga ky takim, e informoi ambasadorin Nilsson rreth punës që po bën Qeveria e Republikës së Kosovës në fushën e reformave ekonomike dhe zhvillimit ekonomik të vendit. Ajo ndër të tjera, foli edhe rreth implementimit të Marrëveshjes për Stabilizim Asociim, përmirësimit të legjislacionit dhe infrastrukturës për punë të bizneseve.
Nga ana e tij, ambasadori Nilsson shprehu gatishmërinë e shtetit suedez për bashkëpunim të ngushtë me Republikën e Kosovës në thellimin e marrëdhënieve ekonomike në interes të të dyja vendeve.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...