1 Nëntor 2016 - 15:09
Duke i uruar suksese në këtë post të rëndësishëm diplomatik, Tahiri tha se roli i diplomatit Jan Braathu ka qenë i shquar dhe ai ka dhënë kontribut për Kosovën dhe paqen, si dhe stabilitetin në rajon mbi dy dekada.
Ministrja shprehu besimin se nën udhëheqjen e tij, OSBE-ja do të vazhdojë të realizojë me sukses misionin për mbështetjen e Kosovës, në shtet ndërtimin demokratik dhe ndërtimin e kapaciteteve organizative qeverisëse si në nivelin lokal ashtu edhe në atë qendror.
Ambasadori Braathu shprehu kënaqësinë për bashkëpunimin e frytshëm në të kaluarën, si dhe premtoi se misioni i OSBE-së do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën në zhvillimin e mëtejmë të institucioneve të pavarura demokratike dhe rritjen e pjesëmarrjes së qytetarëve në vendimmarrje, në promovimin e të drejtave të njeriut, komuniteteve dhe për sundimin e ligjit.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...