1 Nëntor 2016 - 15:07
Kryetari i këtij Komisioni, njëherësh nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti, duke vënë në spikamë rëndësinë e këtij takimi, vlerësoi se debatet dhe çështjet që do të ngrihen atje, duhet të jenë në frymën e një bashkëpunimi të brendshëm e në interes të vendit.
“Duhet të përgatitemi që kërkesat tona, si dhe çështjet të cilat do të arrijmë t’i fusim në agjendën e takimit, të përfundojnë në formë rekomandimesh”, tha ai.
Anëtarët e komisionit shprehën përkushtimin e tyre që në takimin e Strasburgut të shkojnë të përgatitur mirë, bazuar edhe në përvojën e arritur nga takimi i parë i takimit të përbashkët, i cili gjatë muajit maj është mbajtur në Prishtinë.
Konsultimet brenda Komisionit lidhur me këtë takim, do të vijojnë edhe gjatë mbledhjeve të radhës.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...