Bajrami: Kurrikula e Re e Kosovës po zbatohet edhe nga Shqipëria

1 Nëntor 2016 - 15:04      

Ministri i Arsimi, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, me bashkëpunëtorë ka marrë pjesë në takimin e radhës të Komisionit Parlamentar për Arsim të Kosovës, të kryesuar nga Nait Hasani- kryetar, me ç’rast i njoftoi lidhur me procesin e rishikimit të Kurrikulës së Re dhe Tekstet Shkollore.

Ministri i njoftoi anëtarët e Komisionit lidhur me procesin e rishikimit dhe të zbatimit (pilotimit) të Kurrikulës së Re për të cilën tha se është dashur një kohë që ky proces të përfundojë me sukses dhe të kemi një dokument të kompletuar.

Bajrami tha se është dashur një periudhë gati dyvjeçare që ta përmbyllim procesin e rishikimit të Kurrikulës së Re, me qëllim që të kemi një dokument cilësor dhe të zbatueshëm.

“Kurrikula e Re e Kosovës e bazuar në kompetenca, njëherësh po zbatohet (pilotohet) tërësisht edhe nga Shqipëria, për faktin se është hartuar konform trendëve të arsimit në vendet e Bashkimit Evropian”, theksoi ministri Bajrami.

Rishikimi i Kurrikulës si proces dhe ndryshimet janë bërë nga zyrtarët e MASHT dhe ekspertët për arsim, duke u bazuar në sugjerimet dhe raportet që vijnë nga shkollat pilote si dhe akterët tjerë të përfshirë në këtë proces.

Anëtarëve të Komisionit Parlamentar iu është prezantuar Kurrikula e Re si dhe Udhëzuesi për zbatim.

Kurrikula e Re e Kosovës ka filluar të pilotohet në vitin shkollor 2013 /14, fillimisht në 10 shkolla ndërsa një vit më vonë, ky proces ka filluar edhe në 84 shkolla të reja pilote. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...