Foto: Koha

SPERTK shpreh shqetësimin për shkurtimin e buxhetit për RTK-në

1 Nëntor 2016 - 15:03      

Sindikata e Punëtorëve e RTK-së ka marrë me shqetësim lajmin për shkurtimin e buxhetit të RTK-së nga 0.7% në 0.5%. Me këtë ndarje të buxhetit nga Qeveria e Kosovës, RTK-së i pamundësohet funksionimi normal tani e tutje, thuhet në një reagim të kësaj sindikate.

SPERTK vazhdimisht i ka bërë thirrje themeluesit të saj Kuvendit të Kosovës, që sa më parë të siguroj buxhetin e mjaftueshëm për funksionimin normal të RTK-së por një gjë e tillë tashme nuk ndodhi, transmeton Koha.net.

SPERTK edhe një herë i bënë thirrje Kuvendit të Kosovës, që ta marrë parasyshë propozimin e EBU-së sa i përket financimit të mjaftueshëm dhe të pavarur të RTK-së. Sindikata e Punëtorëve e RTK-së nuk do të pajtohet asnjëhere me rrezikimin e funksionimit të mediumit të vetëm publik RTK.

SPERTK u bënë thirrje të gjithë aktorëve dhe në veçanti Kuvendit të Kosovës të ndërmarrë masa për të garantuar funksionimin e pavarur të RTK-së, të miratojë Ligjin për RTK-në, i cili tashmë është jetik për funksionimin e mediumit publik, me të cilin do të garantohet zgjidhja e përhershme dhe pavarur e financimit, definimi i pronës, digjitalizimi e shumë çështje të tjera.

SPERTK zvogëlimin e buxhetit e konsideron ndërhyrje direkte në punën e RTK-së dhe po ashtu beson se këtë shumë të ndarë për RTK-në nga Qeveria, Kuvendi i Kosovës ta ndryshojë dhe ta rrisë për të mos shkaktuar pakënaqësi dhe protesta, të cilat duket se do t’i kemi të pashmangshme për të mbrojtur dinjitetin tonë dhe mediumin publik, RTK-në. Andaj kërkojmë urgjentisht që forma dhe shuma e ndarë të ndryshohet dhe te rritet, thuhet në reagimin e SPERTK-ut. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...