Ambasadori amerikan: As Beogradi, as Prishtina nuk përmbushën Marrëveshjen e Brukselit

1 Nëntor 2016 - 12:16      

Ambasadori i SHBA në Serbi, Kyle Randolph Scott, ka vlerësuar se edhe Beogradi, edhe Prishtina duhet të përmbushin detyrimet nga Marrëveshja e Brukselit.

Siç raportojnë mediet serbe, ai është shprehur se ajo nuk po realizohet me shpejtësinë e nevojshme, transmeton Koha.net.

“Kosova nuk po realizon atë që e ka premtuar. Sa i përket Bashkësisë së Komunave Serbe ajo nuk e ka bërë atë që ka premtuar. Por mendoj se për Serbinë është më mirë të përmbushë atë që vetë e ka premtuar”, është shprehur ambasadori Scott për televizionin N1. Sipas tij, nëse Serbia do të përmbushte detyrimet e veta, askush në BE nuk do të thoshte se ajo po pengon dialogun.

Scott ka shtuar se Serbinë askush nuk po e detyron të zgjedhë ndërmjet miqësisë me Rusinë dhe asaj me SHBA-në, e citojnë atë mediet serbe, transmeton Koha.net.

“Serbia gjatë historisë ka pasur marrëdhënie të mira me Rusinë dhe kjo askënd nuk e pengon. Ne po ashtu dëshirojmë marrëdhënie të mira me Rusinë. Unë nuk po shoh se ka kërkesa që Serbia do të mund të jetë e mirë vetëm me Rusinë ose me SHBA-në. Serbia mund të ketë marrëdhënie të mira edhe me Rusinë, edhe me Perëndimin”, tha ambasadori amerikan.

Ai ka theksuar se Serbia me siguri do të detyrohet të harmonizojë politikën e saj të jashtme me Bashkimin Europian atëherë kur të bëhet anëtare e tij, por atëherë do të mundet në mënyrë të barabartë të krijojë atë politikë, transmeton Koha.net.

Ambasadori Scott po ashtu ka thënë askush nuk po e detyron të bëhet anëtare e NATO-s. “Serbia tashmë e ka thënë mendimin e vet se nuk do të bëhet anëtare e NATO-s, por mund të jetë partnere”, ka shtuar. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...