Foto: Koha

AVONET: Bechtel & Enka po largon nga puna shqiptarët e po punëson rumunët

1 Nëntor 2016 - 11:15      

Rrjeti i OJQ-ve Avonet nëpërmes një komunikate për media ka ngritur shqetësimin në lidhje me largimin nga puna të punëtorëve shqiptarë nga ana e konzorciumit Bechtel & Enka, e cila këta po i zëvendëson me rumunë.

“Sipas të gjeturave tona, duke u bazuar në të dhëna zyrtare, rreth 1500 shtetas të huaj brenda një viti gjejnë punë në Kosovë, duke mos u bazuar në atë se mijëra të tjerë punojnë ilegalisht, transmeton Koha.net.

Një kontribut në shtimin e punëtorëve shtetas të huaj, që nga viti 2010 e ka dhënë konzorciumi Bechtel & Enka, e cila ka ndërtimin e Rrugës së Kombit, thuhet në një komunikatë për media.

Sipas AVONET shtetasit e huaj, të cilët po kërkojnë punë në Kosovë, vijnë nga shtete të ndryshme, por më së shumti janë nga Rumania, Maqedonia, Turqia, Kroacia, Shqipëria, por ka edhe nga Amerika, Franca, Gjermania, Çekia, nga Ukraina si dhe nga vende të tjera.

“Ne, si AVONET, gjatë disa monitorimeve, të cilat i kemi bërë, kemi kuptuar që tashmë kjo kompani së fundmi është duke bërë largimin e shqiptarëve nga puna dhe duke i zëvendësuar ata me shtetas rumunë. Kjo gjë është mjaft shqetësuese për ne, pasi që një gjendje e tillë do të kontribuojë në shtimin e varfërisë dhe ballafaqimin e qytetarëve tonë me problemin e sigurimit të ekzistencës”, thuhet në njoftim.

Sipas AVONET, për këtë situatë, përveç kompanisë Bechtel & Enka, e cila po bën punësimin e këtyre shtetasve në mënyrë ilegale, përgjegjësia bie mbi institucionet e Kosovës, të cilat duhet të bëjnë pajisjen me leje pune të shtetasve të huaj, të cilët duan të punojnë në Kosovë.

AVONET bën thirrje që punësimet e tilla ilegale të parandalohen dhe të mos largohen nga puna shtetasit e Kosovës, pasi kjo situatë çdo herë e më shumë do të ndikojë në shtimin e papunësisë dhe varfërisë njëkohësisht. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...