Belgjika ishte e vazhdon të jetë pranë Kosovës

1 Nëntor 2016 - 10:52      

Prishtinë, 1 nëntor - Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, priti sot shefin e ri të zyrës së Belgjikës në Kosove, Jean-Louis Servais, të cilin e falënderoi për përkrahjen që shteti i Belgjikës ia ka dhënë Kosovës në të gjitha periudhat e rëndësishme të pavarësisë dhe shtetndërtimit, si dhe shprehu gatishmërinë për thellimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

“Belgjika ka qenë afër Kosovës dhe popullit të saj që nga ditët e para të përpjekjeve tona për liri dhe pavarësinë e vendit tonë dhe kjo përkrahje po vazhdon edhe në këtë periudhë të angazhimeve tona për një Kosovë demokratike dhe euroatlantike, prandaj u jemi shumë mirënjohës” tha Ministrja Tahiri, transmeton Koha.net.

Ministrja Tahiri e njoftoi z.Servais për prioritetet e Qeverisë së Republikës së Kosovës, me theks të veçantë për sundimin e ligjit dhe zhvillimin ekonomik të vendit, të cilat prioritetet kryesore, ndërsa vlerësoi se Marrëveshja për Stabilizim Asocim e nënshkruar me BE-në ka rritur motivimin dhe përgjegjësitë tona për të bërë më shumë progres në reformat evropiane.

Ministrja Tahiri theksoi se Kosova është promovuese e paqes dhe fqinjësisë së mirë në rajon, të cilin, siç tha ajo, “po e dëshmojmë edhe në dialogun për fqinjësi të mirë me Serbinë, që është në dobi të paqes dhe stabilitetit në gjithë rajonin, dhe në dobi të afrimit të Kosovës me strukturat euroatlantike”.

Shefi i zyrës Jean-Louis Servais, theksoi se Belgjika mbështet fuqishëm shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës dhe integrimin e saj në strukturat euro-atlantike.

“Ne do të jemi të angazhuar për të thelluar marrëdhëniet ndërmjet Belgjikës dhe Kosovës në të gjitha sferat e rëndësishme si dhe vlerësojmë progresin në Kosovë dhe rolin e sajë konstruktiv për paqen dhe fqinjësinë e mirë në rajon”, tha z.Servais.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...