Kosova, larg vendeve të rajonit në tërheqjen e investimeve

1 Nëntor 2016 - 09:23      

Kosova vazhdon të jetë larg vendeve të rajonit sa i përket tërheqjes së investimeve të huaja, pasi që vendi ynë nuk po arrin të promovoj eksportin para shteteve të rajonit.

Kështu tha mbrëmë drejtori ekzekutiv i KIESA-s, Besian Mustafa gjatë intervistës në emisionin “Ekonomia me Erëzën” të transmetuar në KTV.

“Askush nuk e mohon që kemi nevojë për të përmirësuar bilancin tregtar në Kosovë, duke rritur eksportin dhe zëvendësuar importin, por shtetet e rajonit vazhdojnë të jenë para nesh për shkak të kulturës së tyre shumëvjeçare në këtë fushë”, deklaroi Mustafa, transmeton Koha.net.

Kreu i KIESA-s po ashtu ka folur edhe për pjesëmarrjen në panaire ndërkombëtare të cilat promovojnë eksportin, duke i vlerësuar ato si shumë të suksesshme.

“Pjesëmarrja në këto panaire është e kushtueshme dhe varet nga madhësia e tyre. Por deri më tani nga 20 mijë deri 60 mijë euro i kushton KIESA-s subvencionimi i kompanive kosovare, dhe zakonisht i subvencionojmë 5 deri 10 kompani për të marrë pjesë në këto panaire. Por nga secili panair kompanitë janë kthyer me nënshkrim të marrëveshjeve”, tha Mustafa.

Dy nga sektorët ekonomikë që kanë arrit të sjellin deri më tani investime është ai i përpunimit të ushqimit dhe drurit. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...