Kemi kryer krejt çka na takon neve për t’u bërë ushtri, thotë Rama

31 Tetor 2016 - 23:49      

Gjeneral Lejtnant, Rrahman Rama, komandant i Forcës së Sigurisë së Kosovës, ka shprehur bindjen se kanë kryer krejt çka u takon atyre për t’u bërë ushtri.

“Ndryshimin e 39 ligjeve të nevojshme e kemi dorëzuar në Qeveri”, ka thënë komandant Rama, duke folur në “Interaktiv” të KTV-së.

Ai ka thënë se nuk i frustron fakti i vonesave që janë shkaktuar qe sa kohë që flitet për transformimin e kësaj force në Ushtri. Ka thënë se aktualisht janë të fokusuar në misionin që e kanë të përcaktuar.

Rama ka folur edhe për zotimin prej 5.5 milionë eurosh nga Qeveria e Kosovës, të cilin e ka cilësuar si të arsyeshëm.

“Është një buxhet i mjaftueshëm dhe i përmbush nevojat tona në bazë të planit dhe kapaciteteve që i kemi”, ka thënë komandant Rama.

Komandanti nuk ka komentuar veprimet politike e as kumtin për kërkesën e Listës Serbe që të ketë një zëvendëskomandant të FSK-së.

“Mund të garantoj se nuk kemi kurrfarë presioni, dhe nuk mund të flas për deklarata politike. Ajo që mund të them është se ne kemi ligje dhe rregullore të gradimit, ndërsa jemi të hapur për të gjithë qytetarët e Kosovës që duhet të bëhen pjesë FSK-së, pa dallim etnisë. Ne kemi 8 për qind të minoriteteve të integruara në të gjitha strukturat”, ka thënë Rama.

Rama e ka cilësuar fat bashkëpunimin e jashtëzakonshëm që FSK-ja e ka me ushtrinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe me shtetin e IOWA-së.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...