Foto: Koha

VV: E parashikuam se do të kishim arrestime tjera nga Serbia

31 Tetor 2016 - 23:37      

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Driton Çaushi ka reaguar pas lajmit të KTV-së për arrestimin edhe të një shtetasi të Kosovës nga organet e rendit në Serbi.

Përmes një postimi në Facebook, Çaushi ka thënë se për këtë janë fajtorë koalicioni PDK-LDK që nuk e miratuan Rezolutën e cila kërkonte ndërprerjen e negociatave me Serbinë deri në lirimin e Nehat Thaçit, i arrestuar rreth një muaj më parë në Serbi.

Arrestohet në Serbi Hilmi Kelmendi, dyshohet për krime lufte

Ky është postimi i deputetit Çaushi:

Më 12 Tetor në Kuvendin e Kosovës kërkuam miratimin e një rezolute që kërkon ndërprerjen e negociatave me Serbi deri në lirimin e Nehat Thaqit si dhe zhvleftësimin nga Serbia të të gjitha listave me fletëarreste për ish ushtarët e UÇK-së.

Tërhoqëm vërejtjen disa herë se arrestimet tjera mund të ndodhin prapë dhe se pa kushtëzim një rezolutë nuk do te kishte kuptim.

Deputetët e koalicionit PDK-LDK nuk e patën guximin për votimin e kësaj rezolute dhe votuan një rezolutë boshe e pa asnjë peshë.

Sot kuptuam se të premten në Serbi ka ndodhur arrestimi tjetër. Është arrestuar Hilmi Kelmendi, me akuzën për krime lufte.

Si të veprojmë tani? Të nxjerrim nga një rezolutë në Kuvend pas çdo arrestimi të ri?

Apo të dëgjojmë talljet e ministrit Enver Hoxhaj, i cili ua sugjeron qytetarëve që të mos udhëtojnë kah Serbia?! 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...