Foto: Koha / arkiv

Fatmir Limaj përballet me 13 dëshmitarë

1 Nëntor 2016 - 07:16      

Dy deklarata, të dytën me vetiniciativë, i ka dhënë Fatmir Limaj në prokurori para se t`i ngrihet aktakuza për krime lufte rreth vrasjes së dy shqiptarëve, Ramiz Hoxha e Selman Binishi, më datën 2 tetor të vitit 1998 në Malishevë.

Në bazë të aktakuzës, të cilën e ka siguruar “Koha Ditore”, ai ka mohuar çfarëdo përgjegjësie rreth këtyre vrasjeve, duke thënë se, në rend të parë, kanë mundur të kryhen nga kushdo në emër të UÇK-së, pasi që ishin kryer nga persona të maskuar, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ka thënë se nuk ka njohuri nën komandën e kujt kanë qenë fshatrat Bellanicë e Banjë prej nga janë marrë dy civilët dhe janë ekzekutuar në emër të UÇK-së, me arsyetimin se ishin “bashkëpunëtor të Serbisë”. Ai gjithashtu ka thënë se nuk ka qenë nën përgjegjësinë e tij për t’i hetuar këto vrasje, por e shtabit... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...