Foto: Koha / ilustrim

BE: Kufiri mes Mitrovicës Jugore dhe asaj Veriore, sipas legjislacionit të Kosovës

1 Nëntor 2016 - 07:02      

Nënshkrimi i memorandumit që përcakton kufirin mes Mitrovicës Veriore dhe Mitrovicës Jugore ka mbetur peng i mosmarrëveshjeve rreth vijës administrative. Shkaktar është bërë fshati Suhodoll që ndodhet në anën veriore të lumit Ibër.

Edhe pse Ligji për kufijtë administrativë thotë se “kufiri në mes të Mitrovicës së Veriut dhe Mitrovicës së Jugut do të jetë vija e përcaktuar që do të kalojë nëpër zonën kadastrale të Suhodollit”, kjo është duke u kundërshtuar nga drejtuesit e Mitrovicës Veriore, shkruan sot "Koha Ditore".

Veriorët pretendojnë se Suhodolli i takon Mitrovicës Veriore dhe se nuk mund të jetë vija ndarëse. Tash e disa muaj ata kanë refuzuar ta nënshkruajnë memorandumin e mirëkuptimit me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor që do ta konfirmonte vijën administrative.

Në vend të marrëveshjes, kryetari i Mitrovicës Veriore së fundi ka kërkuar që kjo çështje të shtrohet edhe një herë në tryezën e diskutimit në Bruksel... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...