“Kosova duhej vendosur sanksione Serbisë, jo të sillej si agjension turistik”

31 Tetor 2016 - 19:46      

Kolumnisti i Kohës Ditore e drejtori i “Riinvestit”, Lumir Abdixhiku, ka komentuar arrestimin edhe të një ish ushtari të UÇK-së, Hilmi Kelmendi.

Ai ka thënë se sot Kosova do të duhej të vendoste sanksione ndaj Serbisë, jo të sillej si agjension turistik.

MPJ këshillon qytetarët e Kosovës të shmangin udhëtimet nëpër Serbi

“Arrestohet edhe një ish luftëtar tjetër në Serbi. Reagimi ynë, këshillim i qytetarëve, mos udhëtoni për në Serbi. Sot Kosova do të duhej të vendoste sanksione ndaj Serbisë, jo të sillej si agjension turistik”, ka thënë Abdixhiku, përcjell Koha.net. “Sot Kosova do të duhej të bllokonte secilin import, produkt e mjet që vjen këndej - nga 1 milion euro në ditë - deri sa poshtërimi që i bëhet vendit të merrte fund një herë e mirë. Pak dinjitet s'na bën dëm”, ka shkruar më tej ai.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...