Foto ilustrim

Heqja e barrikadave nuk e ndryshon atmosferën në veri [video]

31 Tetor 2016 - 21:21      

Dy ditë pasi u hoq barrikada e fundit në “Lagjen e Boshnjakëve”, situata edhe një ditë pas vazhdon të jetë e njëjtë.

Pavarësisht se një veprim i tillë u konsiderua se do t’i hapë rrugë qarkullimit të lirë të qytetarëve, kjo nuk u jep aspak ndjesi sigurie atyre, raporton KTV.

Banorët shqiptarë madje as nuk marrin guximin të flasin para kamerës duke potencuar se nuk kanë më shumë siguri tash sesa dy ditë më parë.

Prapa kamerës ata thonë se ndihen të kërcënuar, veçanërisht kur serbët kanë ndonjë tubim e që nuk kalohet më andej.

Mbrojtësi i të drejtave të njeriut në Mitrovicë, Halit Barani, thotë se në atë pjesë nuk mund të ketë qarkullim të lirë të lëvizjes përderisa jetojnë kriminelët, të cilët kryen krime mbi popullatën civile.

Sipas tij, në veri janë bërë bashkë kriminelët dhe kontrabandistët nga e gjithë Kosova, të cilët sa herë të duan shtinë me armë.

Heqja e barrikadës së fundit nuk sjell asnjë risi, sa i përket gjendjes politike së krijuar tash e 17 vjet, thotë analisti politik, Nexhmedin Saphiu.

Pengesa e vetme për qarkullim nga veriu në jug dhe anasjelltas, tash mbetet ura kryesore mbi lumin Ibër, në të cilën janë duke u kryer punimet për të ashtuquajturin rivitalizimin e saj.


Heqja e barrikadave nuk e ndryshon atmosferën... by kohanet
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...