
31 Tetor 2016 - 19:17
Kryeministri Isa Mustafa, beson se ky buxhet adreson të gjitha kërkesat dhe nevojat që ka vendi, si dhe është në harmoni me programin qeveritar të koalicionit, raporton KTV.
Sipas tij, Qeveria e tanishme do t’i ikë lënies së ngarkesave për qeveritë e ardhshme, sidomos ato që lidhen me borxhin publik.
Nga ana tjetër, ministri i Financave, Avdullah Hoti, ka deklaruar se buxheti është përgatitur në harmoni të plotë me FMN-në.
Sipas tij, rritja ekonomike për këtë vit do të jetë rreth 4%, ndërsa vitin e ardhshëm 4.4%.
I njëjti ka folur edhe për çështjen e fondit 50 -milionësh për veteranët dhe invalidët e luftës.
Mirëpo, buxheti si i tillë nuk i ka kënaqur ministrat e PDK-së, të cilët kërkuan më shumë para për përmbushjen e detyrave të tyre të punës.
Nga ky buxhet, 1.5 milion euro janë dedikuar për mbrojtjen e të akuzuarve të mundshëm të Gjykatës Speciale.
Gjithashtu, në buxhet nuk përfshihen projektet Kosova e Re, investimet që dalin nga ligji për Investimet Strategjike dhe ato nga Trepça.
Po ashtu, në Qeveria ka planifikuar që të hyjë në obligime në vlerë prej 100 milionë eurosh përmes letrave me vlerë.
Qeveria ka miratuar propozim-vendimin për hapjen e dy pikave kufitare me Serbinë, në kuadër të marrëveshjeve të Brukselit, ndërkohë që është kërkuar që të hapet edhe një pikë me Maqedoninë.
Diskutim të gjatë ka pasur mes ministrit të Administratës Publike, Yagxhillar dhe ministrave Hoxha dhe Hyseni në lidhje me çështjen e pagave, për të cilat kryeministri ka kërkuar që sa më shpejt të punohet për të.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...