
31 Tetor 2016 - 19:04
Në vendimin e Gjykatës thuhet se Ligji është kushtetues për nga përmbajtja dhe për nga procedurat e ndjekura për miratim në Kuvendin e Kosovës.
“Gjykata gjen se parashtruesit e kërkesës nuk kanë dëshmuar pretendimin e tyre në baza kushtetuese dhe nuk kanë paraqitur prova që tregojnë se si dhe përse Ligji i kontestuar për Trepçën ka shkelur Kushtetutën, qofte në procedure, qoftë në përmbajtje”, thuhet në konkluzionet e Gjykatës Kushtetuese.
Gjykata gjen se kërkesa e parashtruesve është qartazi e pabazuar.
“Gjykata deklaron që Ligji nr. 05/L-120 për Trepçën është në pajtueshmëri me Kushtetutën. Rrjedhimisht, Gjykata e konsideron te nevojshme t’ua tërheq vëmendjen të gjitha palëve të interesuara në faktin se të gjitha aktet ligjore dhe administrative që mund të jenë në kundërshtim me dispozitat e Ligjit për Trepçën stopohen dhe nuk do të implementohen”, thuhet në vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...