31 Tetor 2016 - 18:49
Veç takimit me Izetbegoviçin, Bushati ka zhvilluar një takim edhe me homologun e tij boshnjak, Igor Crnadak të cilët theksuan pas takimit në Sarajevë se përmirësimi i marrëdhënieve mes dy vendeve është shumë i rëndësishëm për të ardhmen dhe zhvillimin e rajonit, ndërkohë që bënë thirrje për forcimin e lidhjeve ekonomike mes BeH dhe Shqipërisë.
Bushati ka folur edhe për Kosovën, duke thënë se pranimi i dokumenteve të Kosovës nga shteti i Bosnjës do të ishte lehtësim për qytetarët kosovarë.
Ministri Bushati vëri në dukje se përkundër dallimeve që kanë dy vendet për çështje të caktuara, bashkimi në rrugën drejtë Bashkimit Evropian i bënë këto dallime jo të rëndësishme.
“Të gjithë e synojmë të njëjtin cak. Dëshiroj të theksoj që BeH të rishqyrtojë pranimin e dokumenteve të udhëtimit të shtetasve të Kosovës, me qëllim të vetëm që rrëfimi i përbashkët i këtij rajoni të na shërbejë të ecim përpara”, porositi Bushati.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...