31 Tetor 2016 - 18:46
Pas ceremonisë së nënshkrimit, dy ministrat theksuan se marrëveshja ishte rezultat i përpjekjeve për përmirësimin e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe shprehën dëshirën që të dy vendet do të vijojnë bashkëpunimin në fusha të ndryshme dhe veçanërisht bashkëpunimin ekonomik.
Ministri Jusko shpjegoi se qëllimi i marrëveshjes ishte të nxiste transportin detar përmes anijeve të mallrave mes dy vendeve mbështetur në parimet e barazisë dhe përfitimit të dyanshëm, raporton ATSH.
“Marrëveshja nxit bashkëpunimin mes kompanive, organizatave dhe autoriteteve, që operojnë në fushën e transportit detar dhe në bazë të marrëveshjes ato do të kenë të drejtë të hapin zyrat e tyre përfaqësuese në secilin prej dy vendeve”, deklaroi Jusko.
Kreu i diplomacisë shqiptare, Ditmir Bushati, i cili ndodhet në një vizitë zyrtare në Bosnje-Hercegovinë, theksoi se kjo marrëveshje është e rëndësishme për Shqipërisë, pasi vendi ka një vijë të gjatë bregdetare dhe marrëveshje të kësaj natyre janë të mirëpritura.
Në bazë të marrëveshjes, dy palët nënshkrues bien dakord për njohjen reciproke të dokumenteve të identifikimit dhe mbajtësit të këtij dokumenti i garantohet rikthimi në vendin lëshues të dokumentit.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...