Rikthehet 5 Lekëshi

31 Tetor 2016 - 18:27      

Banka e Shqipërisë njoftoi sot, se duke filluar nga data 1 dhjetor 2016 do të hidhet në qarkullim monedha metalike shqiptare me vlerë nominale 5 Lekë, me kurs ligjor, emetim i vitit 2014.

Rishtypja e monedhave metalike shqiptare me kurs ligjor, me vlerë nominale 5 Lekë, është miratuar me vendimin nr. 16, datë 26.2.2014, të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, në mbështetje të ligjit nr. 8269, datë 23.12.1997 “Për Bankën e Shqipërisë”, i ndryshuar.

Sipas njoftimit për shtyp të BSH-së, monedha e re metalike, me vlerë nominale 5 Lekë, emetim i vitit 2014, ka të njëjtën përbërje, pamje, përmasa dhe peshë, me monedhën metalike me vlerë nominale 5 Lekë, emetim i vitit 2011. Ndryshimi nga emetimi i fundit i kësaj prerjeje qëndron tek viti i emetimit në trupin e monedhës, i cili në monedhën e re do të jetë “2014”.

Duke filluar nga data 1 dhjetor 2016, monedha metalike me vlerë nominale 5 Lekë, me kurs ligjor, emetim i vitit 2014, do të përdoret si mjet pagese paralelisht me të gjitha monedhat metalike ekzistuese në qarkullim të kësaj prerjeje, emetime të viteve të mëparshme.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...