Shqipëria ende nuk është ndarë nga e kaluara komuniste, thotë Nishani

31 Tetor 2016 - 18:19      

Presidenti Bujar Nishani deklaroi se Shqipëria ende nuk është ndarë nga e kaluara komuniste. Gjatë një ceremonie në Pallatin e Brigadave për nder të “Tetorit gjerman”, kreu i shtetit foli për dosjet e sigurimit dhe për simbolet e komunizmit që sipas tij, po rikthehen të kamufluara.

“Edhe pas 26 vitesh, Shqipëria nuk është ndarë nga e kaluara komuniste. Dosjet e sigurimit të shtetit nuk janë ende të aksesueshme, ndërsa simbolet e diktaturës dhe regjimit komunist po rikthehen të kamufluara si art. Të rinjtë shqiptarë, ashtu si moshatarët e tyre gjermanë, duhet të kenë mundësinë të mësojnë në shkolla për krimet e komunistit dhe të vizitojnë burgjet ku u persekutuan mijëra shqiptarë”, deklaroi Nishani.

Presidenti shkoi edhe më tej, kur tha se klasa politike ka për detyrë dënimin e krimeve të komunizmit, ndërsa shtoi se zërat në mbrojtje të regjimit janë këmbana alarmi.

“Klasa politike shqiptare ka për detyrë të marrë seriozisht dënimin e krimeve të komunizmit. Shtimi i zërave nostalgjikë, shpesh edhe nga politika, në mbrojtje të krimeve të kryera nga komunizmi dhe sigurimi i shtetit janë këmbana alarmi”, vijoi Nishani, përcjell TCh.

Në këtë ceremoni, Presidenti nderoi me medaljen “Nënë Tereza” katër murgesha gjermane të cilat kanë dhënë kontributin e tyre në Shqipëri, ndërsa falënderoi shtetin gjerman për ndihmën që i ka dhënë vendit tonë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...