31 Tetor 2016 - 17:35
Veseli shtoi se nuk do të lejohet që në asnjë mënyrë të politizohet “Trepça”, teksa ka shtuar se shpreson që kolegët nga Lista Serbe do t’i rikthehen Kuvendit.
“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është vendim i drejtë, vendim pozitiv edhe pse nuk jam i thirrur t’i komentojë vendimet e Gjykatave tona, ajo çka është kryesore ne presim mirëkuptimin e të gjithëve se ‘Trepça’ është aset vetëm i Kosovës, i qytetarëve të vet pa dallime në komunitete. ‘Trepça’ e ka të ardhmen vetëm ekonomike dhe nuk do të lejojmë në asnjë moment të politizohet diçka e cila është ekonomike”, ka thënë Veseli, përcjell ksp. “Kolegët e mi të cilët janë nga Lista Serbe, shpresojmë që shpejt do të kryejnë punë në Kuvendin e Republikës së Kosovës”, tha tutje kreu i Kuvendit.
Këto komente i dha Veseli pas takimit me përfaqësuesit e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...