MPJ këshillon qytetarët e Kosovës të shmangin udhëtimet nëpër Serbi

31 Tetor 2016 - 17:28      

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka marrë me shqetësim të thellë informatën për arrestimin edhe të një shtetasi tjetër të Kosovës, Hilmi Kelmendi nën të ashtuquajtura akuza për krime lufte.

Pas ndalimit të nënkolonelit të Policisë së Kosovës, Nehat Thaçi javë më parë dhe akuzave politike ndaj tij, arrestimi i radhës është i papranueshëm dhe i rrezikon shumë proceset e arritura gjatë periudhës së dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

“MPJ do të vazhdojë ta përcjell këtë situatë të re të krijuar dhe absurde me Serbinë, duke e ngritur në nivelet më të larta me miqtë tanë ndërkombëtar, SHBA-të dhe BE-në, si dhe tek të gjitha shtetet mike. Misioni ynë diplomatik në Beograd, ashtu sikurse edhe institucionet e Kosovës po koordinojnë në vazhdimësi hapat për t’ua siguruar mbrojtjen e nevojshme ligjore dhe njerëzor shtetasve të Kosovës të arrestuar së fundi”, thuhet në njoftimin për media të kësaj ministrie.

Po ashtu, MPJ bën thirrje të gjithë shtetasve të Kosovës të cilët për çfarëdo arsye e zgjedhin Serbinë si vend transit gjatë muajve të ardhshëm, ta shmangin atë maksimalisht. Njëkohësisht, MPJ do të kërkojë edhe nga shtetet e tjera në rajon dhe BE, sikurse e ka bërë deri më tani, të mos i marrë parasysh fletarrestimet e Serbisë për qytetarët e Kosovës.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...