Arsimi ka ndihmuar Austrinë drejt suksesit, Kosova e ka shembull

31 Tetor 2016 - 17:15      

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami ka pritur sot një delegacion të Shoqatës së Miqësisë Austri-Kosovë, me të cilët ka biseduar për gjendjen në arsim dhe planet për të ngritur cilësinë në të gjitha nivelet e arsimit.

Ministri Bajrami, fillimisht ka falënderuar shtetin austriak për të gjitha që kanë bërë për Kosovën në shumë sfera, e sidomos në arsim, madje duke dhënë kontribut të madh edhe në kohë të vështira për arsimin shqip në Kosovë.

Ndërsa, Ministri theksoi se ky bashkëpunim ka vazhduar përgjatë viteve me ndihmën e madhe të Austrisë në forcimin e institucioneve arsimore kosovare në shumë segmente, si: në trajnimin e mësimdhënësve, hartimin e kurrikulave, në arsimin profesional, në reformimin e bazës ligjore, por, edhe me përkrahje të madhe në arsimin e lartë dhe në shkencë.

Pasi që foli për gjendjen e arsimit në Kosovë dhe planet për të ngritur cilësinë, ministri Bajrami falënderoi anëtarët e Shoqatës së Miqësisë Austri-Kosovë për lobimin që po bëjnë për shtetin e Kosovë dhe i ftoi ata që të jenë aktivë në mbështetjen e rinisë kosovare, në mënyrë që këta të fundit të lëvizin lirshëm në tregun evropian si njerëz me shkathtësi dhe kompetenca.

Në emër të delegacionit, Lukas Mandl, deputet i Parlamentit të Austrisë së poshtme dhe kryetar i Shoqatës së Miqësisë Austri-Kosovë, theksoi gatishmërinë për ta ndihmuar Kosovën, sidomos në sferën e arsimit. “Arsimi e ka ndihmuar Austrinë që të bëhet një storie e suksesit. Shpresoj që kjo të ndodhë edhe me Kosovën”, theksoi Mandl.

Shoqata e Miqësisë Austri-Kosovë është themeluar në maj të këtij viti dhe ka për qëllim thellimin e raporteve mes Kosovës dhe Austrisë dhe të ndihmojë që agjenda evropiane e Kosovës të avancohet edhe më tutje.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...