31 Tetor 2016 - 15:27
Ekipet Monitoruese-Ndërlidhëse (LMT) i sigurojnë KFOR-it “informatat mbi situatën”, nëpërmjet aktivitetit ndërlidhjes me institucionet lokale, organizatat ndërkombëtare dhe veçanërisht me popullsinë lokale. Ata kryejnë monitorimin e përditshëm me qëllim të mbledhjes së informatave mbi gjendjen ekonomike, sociale dhe politike.
Më 11 tetor, nënkryetari i Komunës, z.Menduh Vlashi dhe komandanti i Policisë, z. Nuhi Dema kanë marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së Shtëpisë së re në terren për LMT, nën komandën polake, të vendosur në Brezovicë. Gjithashtu, prezent në këtë ceremoni ishin zëvendës komandanti i KFOR-it gjeneral i brigades Christian Riener, komandanti i kontigjentit Polak, nënkolonel Jarsolaw Radzimierski dhe komandant i JRD-S, nënkolonel Slawomir Kaczor.
Gjatë ceremonisë, nënkolonel Jarsolaw Radzimierski theksoi rëndësinë e përpjekjes së përbashkët dhe punës së madhe për krijimin e kushteve të favorshme për qëllimin të përbashkët - stabilizimin dhe paqen në Kosovë.
Përveç lokacionit të ri ushtarët LMT mund të takohen me banorët në zyrën në komunën e Hani i Elezit dhe në Shtëpinë në terren, në Brezovicë.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...